Është ditëlindja e David Beckham dhe Victoria është kujdesur që ta urojë edhe publikisht. Ish-futbollisti sot ka mbushur 49 vjeç dhe bashkëshortja e tij ka bërë një postim për të në rrjetet sociale.
Stilistja e njohur ka publikuar në llogarinë personale në Instagram dy foto të përbashkëta.
Në to pozojnë të buzëqeshur dhe të përqafuar para kamerës. Në mbishkrimin e postimit të saj, Victoria Beckham ka shkruar dëshirat e saj për të.
Në veçanti, ajo shkroi: Gëzuar ditëlindjen David. Më pëlqen që po rritemi së bashku! 😂😂 Ti je gjithcka per ne!!!! Babai dhe burri më i mirë, të gjithë të duam shumë.’