Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se në spitalin “Shefqet Ndroqi” është realizuar implantimi i defibrilatorëve kardiakë, procedurë që iu vjen në ndihmë pacientëve me probleme me zemrën.
“Edhe në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, pranë shërbimit të hemodinamikës realizohet implantimi i defibrilatorëve kardiak (CRT-D), një procedurë invazive delikate e cila u vjen në ndihmë pacientëve me probleme të zemrës.
Kjo pajisje bashkëkohore, në vijim të investimeve të qeverisë 🇦🇱 dhe MSHMS për modernizimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor publik me aparatura të teknologjisë së lartë, shpëton jetën e pacientit”, shkruan Koçiu.
Postimi i ministres Albana Koçiu:
Edhe në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, pranë shërbimit të hemodinamikës realizohet implantimi i defibrilatorëve kardiak (CRT-D), një procedurë invazive delikate e cila u vjen në ndihmë pacientëve me probleme të zemrës.
Kjo pajisje bashkëkohore, në vijim të investimeve të qeverisë 🇦🇱 dhe MSHMS për modernizimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor publik me aparatura të teknologjisë së lartë, shpëton jetën e pacientit 🙏
Mirënjohje 🤍 ekipit të mjekëve, Dr. Agron Meshi, Dr. Meriton Siqeca, Inf. Miranda Saveta, Inf. Eduart Kule, Inf. Shpat Lako, të cilët falë kësaj aparature u erdhën në ndihmë dy pacientëve të moshës 45 dhe 60 vjeç.
(Balkanweb)