Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre me shenja dhune.

Balliu tha se nisur nga kjo ngjarje, PD ngre alarmin për sigurinë në vend, ndërsa shoti se policia, e kthyer në mashë pushteti, nuk e kontrollon dot territorin.

Deklarata:
Dy të moshuar janë vrarë në shtëpinë e tyre në Dropull një nga zonat më të qeta, më joproblematike për sigurinë dhe rendin në Shqipëri.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve, Partia Demokratike ngre alarmin për gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend.
Policia e Shtetit, e kthyer në mashë pushteti, nuk e kontrollon territorin për dy arsye:
Ajo angazhohet nga ministri i saj kumbar i bandave në përndjekjen dhe monitorimin e protestave dhe aktiviteteve të opozitës, dhe pjesën tjetër të kohës mbron krerët e bandave dhe kriminelët, teksa transportojnë drogë, kontrabandojnë mallra dhe bëjnë trafik qeniesh njerëzore.
Është një polici që grupet e gatshme anti-krim dhe për sigurinë e qytetarëve i ka vënë në dispozicion të krimit dhe politikës që e mbron këtë krim dhe përfiton nga paktet me të.
Vrasja e dy të moshuarve në Dropull, përtej humbjes së dy jetëve është alarm për komandën e bandave përgjatë gjithë shtrirjes gjeografike të Shqipërisë.
Nga Vermoshi në Dropull, stacionet e Policisë janë shndërruar në rojtare të parcelave me kanabis, ngarkesave me kokainë, pastrimit të parave, trafikut të qenieve njerëzore, prostitucionit, e me radhë.
Partia Demokratike bën një dallim mes policëve të ndershëm dhe të shiturve te krimi, por përgjegjësi i vërtetë në këtë dramë që luhet në kurriz të shqiptarëve nuk janë asnjëra palë, por ministri i bandave dhe shefi i tij që e ka kthyer Shqipërinë në republikë të narkotrafikut dhe të pasigurisë.
I bëjmë thirrje policisë të të largohet nga mbrojtja e hajdutëve në bashki dhe trafikantëve në qeveri dhe t’i kthehet detyrës, mbrojtjes së qytetarit.
I bëjmë thirrje policëve të ndershëm që të martën t’u kthejnë shpinën atyre që i paguajnë me 500 euro në muaj dhe për vete zhvasin miliona, dhe të bëhen me protestuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: