TIRANE

‘1 Maji’, Dita e Punëtorëve shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë për sezonin Tetor-Prill, duke i shtuar kryeqytetit edhe 104 mijë pemë të reja.

Në një ceremoni të veçantë në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj falënderoi secilin prej donatorëve që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit, si dhe shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të Bashkisë së Tiranës, duke u uruar Festën e Punëtorëve.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana është bërë qyteti numër një në Europë për turizëm, pastërti, për rritjen e ekonomisë dhe të vlerës së pronës.

Në fund të kësaj fushate të suksesshme Veliaj festoi me të pranishmit duke iu shërbyer atyre birrë të freskët Tirana. Të pranishmit në ceremoni shijuan birrën e parë shqiptarë në natyrën e bukur e të gjelbëruar përreth liqenit të Farkës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb