Prodhuesi anglo-suedez i barnave AstraZeneca po tërheq vaksinën e saj kundër COVID-19 në mbarë botën.
Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian pasi kompania tërhoqi vullnetarisht “autorizimin e saj të marketingut”, thuhet në raport.
Aplikimi për tërheqjen e vaksinës u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj, sipas raportit, i cili shtoi se aplikime të ngjashme do të bëheshin në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera që kishin miratuar vaksinën, e njohur si Vaxzevria, në muajt e ardhshëm.
(A.A/BalkanWeb)