Të dielën u zhvillua Met Gala në Muzeun Metropolitan në Nju Jork dhe Kim Kardashian nuk mund të mungonte.
Personazhi i njohur televiziv vodhi shfaqjen e veshur me një korse të ngushtë nga Maison Margiela dhe John Galliano, i cili i nxirrte në pah format e saj.
Madje, ajo ka ndarë me më shumë se 360 milionë ndjekësit e saj foto nga mbrëmja magjike në Instagram.