Prokurorja Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës, për të marrë detyrën e prokurores, pas vendimit të KPA, që e ritktheu në detyrë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Prokuroria i ka thënë Sevdarit se ende nuk ka mbërritur tek ta vendimi i KPA-së.

Kujtojmë se KPA e riktheu në detyrë Sevdarin. Përpos rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura, që nga koha kur u përjashtua më datë 28 shkurt 2019.

Gjithashtu, Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.

Nuk është vetëm Sevdari, por disa prokurorë dhe gjyqtarë kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si një proces të paligjshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: