Ushqimet që treten lehtë

Nëse konsumoni shumë ushqime që treten lehtë, atëherë do ta gjeni veten duke ngrënë më shpesh dhe më shumë sesa ç’duhet. Menjëherë pasi të hani, ushqimi do zhduket dhe ju do ndiheni të uritur prapë.

Ky lloj i ushqimit ju jep një rritje të shpejtë të energjisë, por trupi pastaj mbushet me glukozë dhe nuk e përdor atë, kështu pjesa e mbetur shndërrohet në dhjam.

Ushqimet që treten ngadalë

Ushqimet që treten ngadalë jua rrisin nivelet e sheqerit në gjak më ngadalë, duke ju dhuruar energji të balancuar dhe të qëndrueshme.

Sidoqoftë, kjo është lista me disa prej ushqimeve më të zakonshme që i hani dhe periudhën kohore që marrin ato për t’u tretur:

– Uji futet në zorrë menjëherë

– Pemët apo perimet marrin kohë 15-20 minuta për t’u tretur

– Perimet marrin rreth 30-40 minuta kohë

– Perimet e gatuara marrin 40 minuta kohë

– Peshku merr rreth 45-60 minuta kohë

– Sallata me vaj merr  rreth 1 orë kohë

– Orizi dhe quinoa marrin 2 orë kohë

– Produktet e bulmetit marrin 2 orë kohë

– Produktet arrore marrin 3 orë kohë

– Mishi i pulës merr 1.5-2 orë kohë

– Mishi i kuq merr 3 orë kohë.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: