Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën e tij përpara protestuesve përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka bërë pallate për të mbushur xhepat e tij.
Balliu theksoi se nuk ka drejtësi, pasi Rama e Veliaj nuk do të ishin akoma në detyrë.
Klevis Balliu: Veliaj përballet me kolegë atje dhe jo me prokurorë, sepse nuk ka prokuror që e lë Veliajn në bashki, një njeri që ka bërë pallate për të mbushur xhepat e veta. Këta shkatërrojnë çdo shtëpi që del përpara dhe legalizojnë çdo person që iu jep para. Të luftosh Ramën është detyrë kombëtare.
Rama dhe Veliaj janë pasojë e mungesës së drejtësisë. Këta mbijetojnë me pushtetin e korruptuar sepse këtu nuk ka drejtësi. Shikoni Irena Gjokën që u vërtetua me dokument që kishte problem dhe gjykata bëri sulm ndaj denoncimit të opozitës. Pas denoncimit të faktuar, pse nuk largohet kjo zonjë. Kemi pushtetarë të korruptuar të Dubait. Sa më i lidhur me krimin, aq më lart shkon në PS, prandaj është Edi Rama në krye të tyre sepse është kumbari i drogës. Është e pafalshme që i lejojmë këta. Ne duhet që të përshkallëzojmë protestën tonë.