Cardi B ka bërë zhurmë në internet kohët e fundit për shkak se harroi emrin e stilistit të fustanit të saj të Met Gala, por rezulton se kishte një as nën mëngë që mund të kishte tërhequr edhe më shumë vëmendje.

Në një postim në TikTok, 31-vjeçarja ndau prapaskenat e përgatitjes për Met Gala ku tregon se kishte në plan të vendoste proteza që të dukej si një grua e moshuar.

Në video, grimieri Alexis Stone aplikon një shtresë me lëkurë të rrudhur në duart dhe krahët e reperes e cila më vonë shfaqet me një fytyrë tërësisht të transformuar dhe flokë të thinjur me onde.

Megjithatë, Cardi zgjodhi që të shfaqej ndryshe në Met Gala. Në një tjetër video, ajo sqaron se e bëri për shakk se “kishte pak frikë se si do të dilnin fotot”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shumë njerëz, nuk janë krijues si unë. Ne mendojmë jashtë kutisë”, shtoi ajo. Sa i përket fustanit të saj Met Gala, i dizenjuar nga Windowsen, Cardi B tha se megjithëse ishte “i mahnitshëm” dhe i kujtonte “një trëndafil të zi”, ajo do ta “hiqte menjëherë” për shkak të peshës së tij.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi të thoshte se fustani i saj i madh mund të kishte qenë më i madh.
“Në fakt duhej të ishte më i madh,” tha ajo duke ‘sulmuar’ më pas eventin më të rëndësishëm të Nju-Jorkut: “Jam e inatosur me Met Gala sepse më bënë të shkurtoj fustanin!” Në videot e saj, Cardi shprehu vlerësim për stilistin edhe pse në një intervistë për Vogue nuk e kujtoi emrin e tij, Sensen Lii dhe iu referua si “aziatik”. Më vonë ajo shpjegoi se nuk mbante mend se si “ta shqiptonte emrin e tij, sepse është paksa i komplikuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: