Familjarët kanë bllokuar pjesën ku mund të ngjitesh për në tarracën e banesës.

Ata kanë kërcënuar se do të konsumojnë medikamente dhe do të digjen me benzinë. Banorët deklarojnë se janë gati të ndërmarrin aktin ekstrem.

“Jam me katër jetimë ku do të shkoj unë? Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”, -thotë njëra prej tyre.

Ndërkohë në tarracën e banesës ku banorët janë ngjitur, banorët kanë marrë me vete edhe fëmijët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: