Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka miratuar një sërë vendimesh.
Ndër të tjera, Këshilli i Ministrave ka arritur marrëveshje me qeverinë e Moldavisë për konvertimin e lejeve të drejtimit.
VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MOLDAVISË, PËR KONVERTIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(Balkanweb)