Max Allegri dhe tërbimi i tij në fund, zbehu jo pak festën pas suksesit në finalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Juves ishte i papërmbajtshëm në minutat e fundit, fillimisht shpërtheu xhaketën, hoqi kollaren dhe shkoi te gjyqtarit i katërt duke i kërkuar llogari, veprim ky që i kushtoi kartonin e kuq. Ky ishte vetëm fillimi, akoma më shpërthyes përpara ceremonisë, ku me tone të ashpra dhe në mënyrë demonstrative shfryu ndaj drejtorit sportiv, Guintolit:
“Ik, ik, largohu, largohu”, fjalë shoqëruar edhe me gjeste ndaj drejtorit të “Zonjës së Vjetër”. Allegrin nuk mundën dot ta qetësonin as lojtarët të cilët shkuan shpesh duke e mbërthyer dhe duke e ftuar të bashkohej me ta, por as kjo nuk e qetësoi.
Kjo është një situatë e paprecedent e cila tregon qartë tension e madhe që e ka shoqëruar Allegrin gjatë gjithë sezonit. Kjo shfaqje tregon se mes palëve nuk ka më asnjë pikë bashkimi, largimi i Allegrit tani është thjesht çështje formale.
(BalkanWeb)