Nuk ka më dilema. Ueston Mekeni dhe Kiara Fratezi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila prej javësh është në qendër të thashethemeve, me këto të fundit që janë vërtetuar tërësisht pas fitores së Juves në Kupën e Italisë. Pasi bardhezinjtë mundën Atalantën, Kiara Fratezi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri.
Lidhja mes të dyve vazhdonte prej disa muajsh, por dyshja preferoi të qëndronte larg kamerave, derisa erdhi ndeshja e “Olimpikos”.
Në imazh, Ueston Mekeni mban një shishe verë në njërën dorë, ndërsa të dy duken të buzëqeshur. Fratezi, më pas, e ripostoi foton në profilin e saj në Instagram. Kiara Fratezzi, e lindur në 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen dëshiron që të bëhet gazetare sportive.
“Janë të çmendur në dashuri”, kanë siguruar disa persona të afërt të futbollistit dhe modeles.” Chiara Frattesi, e lindur në 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen do që të bëhet gazetare sportive. Në të kaluarën ajo ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie.
(BalkanWeb)