4 fitore radhazi shpëtojnë sezonin e Chelsea-t, të paktën për momentin, dhe atë që kishte mbetur. Një javë përpara fundit, blutë e shohin vetën në “zonën euro”, në Conference League, teksa pozicionohen në vendin e 6-të. Ekipi i Pochettino-s siguroi një fitore të madhe, mposhti 2-1 në transfertë Brighton, duke përfituar në maksimum edhe nga blofi i Newcastle, me “qymyrxhinjtë” që u mposhtën përballë Man.United.
Në minutën e 34-të, Palmer zhbllokoi ndeshjes, ky ishte goli i tij i 22 në Premier League, pa diskutim lojtari më i rëndësishëm i Chelsea-t këtë sezon. Me fillimin e pjesës së dytë, Nkuku realizoi edhe golin e dytë për blutë. Brighton u përpoq të rikthehej në lojë, por goli Welbeck erdhi në vonë në minutën e 97-të. Në përfundim të ndeshjes, Mauricio Pochettino, u shfaq i lumtur për këtë fitore që mund të sjell konfirmimin e tij në krye të Chelsea-t:
“Jam i lumtur për këto tre pikë, na vendosin në një pozicion optimal për të shkuar në Evropë. Kemi përmirësuar në lojë dhe rezultate. Kur kërkon të ndërtosh diçka, të duhet kohë, duhet të jesh i qetë, por kur punon në klube të mëdha nuk ka vend për justifikime”, u shpreh Pochettino.
(BalkanWeb)