Analisti Eduart Zaloshnja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka treguar se ka realizuar një sondazh, që sjell të dhëna mjaft interesante.
Zaloshnja thekson se nëse votohet sot, PS dhe Rithemelimi marrin mandat në çdo qark. Sipas tij, në votohet sot PS del parti e parë, ndërsa Rithemelimi parti e dytë.
Eduart Zaloshnja:
PS merr gjysmën e votave të atyre që janë të gatshëm të votojnë, i bie të marrë 71 mandate. Falë përthesave që ka sistemi elektoral, nga 71 mandate, PS merr 81 mandate. Faktori kryesor është që janë 12 zona elektorale sipas qarqeve. Disa qarqe janë më të vogla bën që disa qarqe, partitë e vogla në 8 qarqe nuk marrin fare deputetë. Rithemelimi merr 40 mandate me sistemin aktual.
Në sondazhin që kam realizuar, Rithemelimi është partia e dytë në vend. Nëse votohet sot, PS dhe Rithemelimi marrin mandat në çdo qark. Vetëm 70 përqind e qytetarëve duan të votojnë. 30 përqind nuk duan të votojnë asnjë parti. Treçereku i shqiptarëve duan sërish që prokurorët e SPAK të vazhdojnë detyrën e tyre për mandat tjetër. Dumani është personazh që vlerësohet nga shqiptarët. Nga besueshmëria, Rama është i pari dhe Berisha i dyti.
(Balkanweb)