Policia, FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Po ashtu kontrolle po ushtrohen dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj. Sakaq, policia ka shkuar për kontroll edhe në banesën e Martinajt. ‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Sakaq, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: