Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.
Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.
Ergert Mitri aktualisht është specialist pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Altin Morina është ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua pak kohë më parë dhe u lirua.
SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish-zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim edhe një ish-anëtar i forcave RENEA.
(Balkanweb)