Drejtori i News24, Aleksandër Çipa me podcastin e tij “Çështja është” ka patur të ftuar gazetarin e njohur italian, Stefano Marcelli.

Vite më parë, Marcelli me një angazhim prej më shumë se 40 vitesh në gazetari, vendosi të lërë vendin e tij, Italinë.

Papritur ai zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të jetuar.

Gazetari italian shprehet se shqiptarë e kanë pritur mire dhe se është i kënaqur me Tiranën.

Ai thotë se Shqipëria është një vend me shumë pasuri dhe si italian ushqen ndjenjë faji për Shqipërinë, pasi marrëdhëni me Italinë kanë qenë të dendura dhe se shqiptarët janë trajtuar keq e kjo është diçka që duhet pranuar.

Stefano Marcelli:

Gjëja më e mirë është ndryshimi që po ndodh në Shqipëri. Unë ndjehem mirë këtu. Një italian ndjehet shumë mirë në Shqipëri. Unë kam një mendim të mirë për shqiptarët. Erdha 30-vite më parë për një reportazh në këtë vend dhe u dashurova me një shqiptare. Unë njoh miqtë e saj, familjen e saj dhe për mua Shqipëria është një atdhe i dytë. Më pëlqen jetesa në Tiranë. Italia dhe Shqipëria kanë pasur një marrëdhënie të dendur, por duhet pranuar se shqiptarët janë trajtuar keq, ashtu si një vëlla i varfër.

Shqipëria Lindje apo Perëndim? 

Stefano Marcelli: 

Dilema e shqiptarëve në Lindje apo Perëndim është shekullore, por e padobishme. Ju jeni pak orient dhe pak perëndim. Jeni pjesa Lindore e Europës dhe jeni pjesa më perëndimore e Lindjes së Mesme. Kjo është ajo tërheqja e madhe për këtë vend, kjo është krenaria për vendin tuaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb