Forcat e armatosura iraniane kanë marrë urdhër të mobilizohen.
Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, ka lëshuar një urdhër i cili specifikon se çdo kapacitet i ushtrisë, Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe forcave të zbatimit të ligjit të përdoren për të gjetur helikopterin.
“Forcat e armatosura, ushtria, IRGC dhe komanda e policisë janë të pranishme në zonë që nga momentet e para”. citohet të ketë thënë ai për Agjencinë e Lajmeve Tasnim.
Ekipet janë dërguar në vendin e “uljes së vështirë” të helikopterit, por përpjekjet e tyre janë prekur nga mjegulla dhe shiu i dendur.
(BalkanWeb)