Zgjedhjet presidenciale të Iranit do të mbahen më 28 qershor, njoftoi televizioni shtetëror i vendit, pas vdekjes së Ibrahim Raisit dhe shoqëruesve të tij në një aksident me helikopter të dielën.
Në mbledhjen e mbajtur nga krerët e drejtësisë, qeverisë dhe parlamentit, raportoi televizioni, vendosi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. “Me pëlqimin e Këshillit të Gardës është vendosur që zgjedhjet e 14-ta presidenciale të mbahen më 28 qershor”, shtoi ai.
Më herët autoritetet njoftuan se varrimi i Raisit do të zhvillohet mëngjesin e së mërkurës në Teheran.
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mohbar, është personi që vepron si ushtrues detyre i presidentit në Iran.
Neni 131 i Kushtetutës së Republikës Islamike parashikon se “në rast të vdekjes, shkarkimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit, që zgjat më shumë se dy muaj”, “zëvendëspresidenti i parë merr përsipër detyrat e tij”.
Procesi duhet të “miratohet nga udhëheqësi suprem” i Iranit, i cili tani është Ayatollah Ali Khamenei, sqaron artikulli.
Kushtetuta parashikon që një këshill, i përbërë nga “kryetari i parlamentit, kreu i drejtësisë dhe nënkryetari i parë, duhet të organizojë zgjedhjet për një president të ri brenda një periudhe 50-ditore”.