Mike Maignan dhe Theo Hernandez, dy nga titullarët më të rëndësishëm të Milanit, janë në dyshim të fortë në lidhje me të ardhmen. Të dy lojtarët kanë kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, por “gjelat” francez kërkojnë kushte të reja, përmirësim të pagës aktuale.
Për t’ia bërë dhe më të vështirë punën drejtuesve të Milanit po mendon Bayern Munich, me klubin gjerman që është vënë në ndjekje të dy lojtarëve.
Bayern sheh te Maignan portierin ideal për të zëvendësuar Neuer, ndërsa te Theo Hernandez anësorin ideal për të zëvendësuar Alphonso Davies.
(BalkanWeb)