Qeveria britanike njoftoi sot se do të fillojë të paguajë dëmshpërblim të mëtejshëm të përkohshëm për viktimat e skandalit të gjakut të infektuar. “Qeveria do të bëjë pagesa të mëtejshme të përkohshme përpara se të vendoset skema e plotë,” tha ministri John Glenn në Dhomën e Komunave, një ditë pas publikimit të raportit dhe skandalit të gjakut të infektuar që u kushtoi rreth 3000 pacientëve jetën në Britani, rreth viteve 1970 deri në 1990. Për njëzet vjet, mijëra hemofilë dhe pacientë kirurgjikë morën gjak të kontaminuar me virusin e hepatitit C ose HIV. Pas një hetimi shtatëvjeçar, raporti u publikua dje duke fajësuar qeveritë e njëpasnjëshme për skandalin dhe mbulimin e tij.

NHS ishte e ngadaltë për të informuar të infektuarit (ndonjëherë vite më vonë) dhe autoritetet nuk i tërhoqën produktet e dyshuara të gjakut kur u ngritën dyshime për cilësinë e tyre. NHS gjithashtu nuk bëri asnjë përpjekje për të reduktuar importet nga SHBA, ndërsa gjaku që vinte nga donatorët e Mbretërisë së Bashkuar nuk u kontrollua në mënyrë adekuate. “Pagesat prej 210,000 £ do t’u jepen përsonave të infektuar që jetojnë ende,” tha ai.

Kryeministri Rishi Sunak e quajti dje një “ditë turpi” për shtetin britanik, duke cituar gjetjet e raportit. Sunak zyrtarisht kërkoi falje me gjithë zemër “për këtë padrejtësi të tmerrshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb