Dy deputetë u përfshinë në një përplasje fizike gjatë një seance parlamentare në Rumani.

Konflikti ka ndodhur mes Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.

Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e sulmoi atë teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju.

Roman do të shkojë në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore për të marrë një certifikatë mjekësore, do të bëjë kërkesë për sanksionimin e deputetit dhe do të bëjë kallëzim penal ndaj tij.

Këtu janë pamjet e kapura nga kamera e vëzhgimit të Parlamentit, duke treguar të dy të ‘përqafuar’ fort, duke e shtyrë njëri-tjetrin, me Vilceanu që tenton të kafshojë Romanin në fytyrë ndërsa e mbante për qafë.

Autoritetet rumune kanë nisur hetimet rreth rrahjes mes deputetëve dhe së shpejti do të marrin masa ndaj tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb