Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, janë zhvendosur në vende të tjera vitin e fundit, sipas një raporti të ri.
Reuters thotë se ata që janë shpërngulur janë shkaku i leje qëndrimeve dhe kostove në rritje të jetesës.
Turqia, fqinji i Rusisë në Detin e Zi një anëtar i NATO-s u shfaq si një magnet për rusët pas pushtimit në muajin shkurt të vitit 2022, me Stambollin dhe resortin mesdhetar të Antalias të dyja ndër opsionet e preferuara.
Disa prej tyre kishin kundërshtuar pushtimin, të tjerët po përpiqeshin të mbronin veten dhe bizneset e tyre nga një valë sanksionesh perëndimore të vendosura ndaj Moskës duke përfshirë ndalimin e udhëtimit për rusët në pjesën më të madhe të Evropës.