Mbretëria e Bashkuar dhe Austria po diskutojnë mënyrat për të rritur presionin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të situatës në Ukrainë, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak Karl Nehammer në Vjenë.
Sunak nuk specifikoi se për çfarë masash fliste, por më herët mediat britanike vunë në dukje se Londra nuk ishte e kënaqur me vazhdimin e punës së grupit bankar austriak Raiffeisen Bank International AG në Federatën Ruse.
Gjithashtu, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se palët janë të interesuara për forcimin e bashkëpunimit për të luftuar migracionin ilegal.
(A.A/BalkanWeb)