Largimi i Mauricio Pochettino-s nga Chelsea hap skenarë të rinj në Londër. Drejtuesit e klubit nisin punën për të gjetur një trajner të ri. Në majën e listës së dëshirave, për momentin, ndodhet Hansi Flick, ish trajneri i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, por në Spanjë, Flick lidhet edhe me një kalim të mundshëm në Barcelonë, për të marrin vendin e Xavi Hernandez.
Gjithnjë sipas mediave, edhe dëshira e vetë Flick është të drejtojë Barcelonën. Sigurisht mbetet për t’u vendosur përfundimisht e ardhmja e Xavi Alonsos, por deklaratat e tij kundër drejtuesve të klubit vështirë se mund të kalohen në heshtje nga Laporta.
(BalkanWeb)