Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rikonstruksionit të shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.
Rama shprehet se punimet për shkollën janë drejt fundit, duke shtuar se do të garantohen kushte më të mira për 650 nxënës.
“Drejt fundit punimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që do të garantojë kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle🤝”, shkruan Rama.
(Balkanweb)