Pyetja që po i bëhet më shpesh Arbana Osmanit prej momentit që u mësua se nuk do të ishte moderatorja e BBVIP 3, është se kur do të rikthehet përsëri në ekran.

Dje, ajo duket se e ka konfirmuar rikthimin duke postuar disa foto në Instastory ku dukej se po regjistronte një program televiziv.

“Duke xhiruar me më të mirin, Eduart Grishaj” e mbishkroi ajo një foto ku partneri i saj shfaqet në një studio televizive.

Arbana Osmani konfirmoi rikthimin në ekran me këto foto?

Më pas, Arbana postoi edhe një foto ku duket se mban një skaletë dhe gjithashtu mund të shihen këmbët e saj dhe të së ftuarës përballë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Arbana Osmani konfirmoi rikthimin në ekran me këto foto?

Një foto tjetër, ku duket publiku në sallë, Arbana e ka mbishkruar: “Asgjë nuk e mund një audiencë live.”

Arbana Osmani konfirmoi rikthimin në ekran me këto foto?

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë programi që do të rikthejë Arbanën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: