Spartak Ngjel, në një lidhje skype në News24 në rubrikën “Opinion”, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

I pyetur nëse kjo marrëveshje po përdoret nga opozitat e dy vendeve për të luftuar qeveritë, Ngjela u shpreh se rëndësi ka fakti që ne ndihmuam Italinë, një vend fqinj që vuan nga fluksi i emigrantëve.
Ai theksoi se ende nuk janë bërë të ditura detaje nga kontrata mes dy vendeve duke mos specifikuar se cili është përfitimi i Shqipërisë.

“Nuk mund të japim territor shqiptar e të mos paguhemi”, tha ai.

Ngjela: Rama që mori përsipër iniciativën tha po ndihmojmë Italinë. Italia nuk e ka goditur që të thonë nuk na ka ndihmuar.
Ndihma për Italinë është që Italia është shumë afër dhe vuan nga taborët e emigrantëve.
I kërkoi ndihmë Shqipërisë dhe ne ia dhamë. Sa është qiraja dhe çfarë kontrate ka bërë Rama e sa përfiton Shqipëria nuk e dimë.
Nuk mund të japim territor shqiptar e të mos paguhemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: