Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gentian Hamiti.

Gjyqtari i Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, ishte konfirmuar në detyrë më parë nga KPK.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i KPK-së është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe se subjekti i rivlerësimit, z. Gentian Hamiti, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 19 mars të këtij viti vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Hamitit. Vendimi për konfirmimin e Hamitit u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 13 mars, gjyqtari Hamiti dha shpjegime për konstatimet në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, Gentian Hamiti kreu stazhin në Gjykatën e Fierit në vitin 2007 ku dhe punoi deri në 2013-ën, kur u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Aktualisht është deleguar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: