Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Maliq.
Sipas komunikatës nga policia e Korçës, trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur nga familjarët.
F., A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi, dyshohet se është vetëvaruar.
Nga kqyrja paraprake viktimës nuk i janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.