Në fillim të këtij viti kryetari i Komunës së Prishtinës kishte paralajmëruar vendosjen e kamerave të sigurisë me inteligjencë të lartë në kryeqytet, lajm ky që kishte nxitur mjaft debat.

E disa muaj pas paralajmërimit tashmë ka nis procesi i vendosjes së kamerave, fillimisht në udhëkryqet kryesor.

Lajmin për nisjen e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë e konfirmoi për Telegrafin, Arlinda Kastrati nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës.

Kastrati në një deklaratë me shkrim për Telegrafin tha se projekti për vendosjen e kamerave ka filluar të realizohet dhe kamerat e sigurisë janë duke u vendosur së pari në udhëkryqet kryesore të Prishtinës.

Ajo tha se kjo po bëhet sipas planit të hartuar nga Policia e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: