Modelja e njohur, Arta Nitaj prej kohësh përflitej se është në një pritje të ëmbël. Dyshimet u nisën pas publikimin të disa fotove të saj në rrjet ku dukej se kishte shtuar peshë.

Dhe burime për Prive, bëjnë të ditur se Arta Nitaj është në shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjithashtu mësohet se gjinia bebit është djalë.

Prej disa kohësh ajo është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, ku ka mbyllur Instagram duke marrë pushim me kohë të plotë nga jeta publike. Gjithashtu Arta Nitaj raportohet se po qëndron pjesë më të madhe të kohës në Tiranë.

Skandali

Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik, në korrik 2022 në llogarinë e tij zyrtare në Instagram publikoi disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bënin me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzonte se merr para në këmbim të një nate me të.

YouTube-ri britanik postoi një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihej që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

E pas këtyre akuzave të forta modelja kosovare zgjodhi që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar normalisht të shijojë jetën e saj në pushime të shumta.

Mesazhet e publikuara:

-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.

-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.

Auto 21716642574
Auto 21716642574

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: