Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me inicialet E.J ka ndërruar jetë në banesën e tij në fshatin Rrëmbec (Korçë), ndërsa familjarët kanë dëshmuar për policinë se 39 vjeçari vuante nga zemra.

Policia ndërkohë ka filluar menjëherë nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Rëmbec, Maliq, në banesë është gjetur i pajetë nga familjarët e tij shtetasi E. J., rreth 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb