Në “Gëzuar me ju” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore tiranase, Pajtim Struga, së bashku me vajzën e tij Elisa Struga, e cila ka zgjedhur që në rrugëtimin e saj në art të eci në gjurmët e të atit.
Mes të ftuarve në studio ishin Ramazan Gurra, ekspert i veglave muzikore pranë Akademisë së Arteve, Arben Tafaj kryetar i shoqatës “Tirana”, Eugen Mumajesi profesor muzike në Liceun Artistik, Trevisa Tufa gazetare e News24, “Sport News”, gazetarja Rezarta Delisula dhe Fjodora Fjora.
Të gjithë të ftuarit ndan momente e bashkëpunime që kanë patur me Pajtim Strugën, por edhe kujtime personale që lidhen me muzikën tiranase.
Dasma e Tiranës u cilësua si një zakon e traditë e bukur, e cila fillon ditën e hënë dhe mbaron të hënën tjetër. Këngët e bukura të kënduara nga Pajtim Struga, elektrizuan studion e “Gëzuar me ju”, duke sjellë te publiku një atmosferë të vërtetë festive.
rben Tafaj, kryetar i Shoqatës Tirana, gjatë bisedës tha se është kënaqësi e madhe për të që bashkëpunon me artistët e muzikës tiranase për “Sofrën Tiranase”, teksa e cilësoi veten në njëfarë mënyre edhe ‘shfrytëzues’ i këngëtarëve, si Pajtim Struga, Artiola Toska, Merita Halili. “I shtojnë vlera ‘Sofrës Tiranase’, jemi krenarë për ta”.