Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për antikorrupsionin.

  • foto galeri

Pr/rezoluta u miratua pasi mori 76 vota pro dhe vetëm 2 kundër. Kundër miratimit votuan dy deputetët e opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.

Në sallën e Parlamentit nuk kanë munguar as tonet e larta me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi i cili i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korruspionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, iu drejtua Bardhi kreut të qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb