Një debat u zhvillua mes diplomatit Agim Nesho dhe analistit Jupian Zyla në emisionin Open në News24. Nesho tha se kryeministri Edi Rama e kthyer Shqipërinë në tokë të djerrë, ku ndan nderet me njerëzit e tij.

Ndërsa, Zyla theksoi se turizmi është zhvilluar në qeverisjen e PS-së dhe jo atë të Partisë Demokratike.

Julian Zyla: Nuk është se jam përgatitur për debat politik. Ikjen e shqiptarëve me siguri që nuk e largojmë dot, por duhet të shikojmë si është sot Shqipëria.

Agim Nesho: Na thuaj një arritje të Shqipërisë? Turizmi 15 milionë. Është një kryeministër që ofendon italianët. Bëri marrëveshje me Melonit dhe Italia Fiatin nuk ia dha Shqipërisë. E ka kthyer Shqipërinë në tokë të djerrë, është bërë latofondist. Ne nuk shkojmë dot me pushime. Pse nuk janë rritur pensionet, kur turizmi qenka rritur dhe të ardhurat qenkan rritur. Nëse nuk rriten pensionet, çfarë kuptimi ka turizmi.

Julian Zyla: Pse nuk vinin turistët përpara qeverisë së Ramës? Sepse nuk kishte infrastrukturë. Por e pranoj se nuk është rregulluar çdo gjë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: