Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar nje prej veprave që do të jetë pjesë e ekspozitës‘’In motion – Art & Football” që do mbahet në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund.
Rama thotë se kjo ekspozitë gërsheton botën e futbollut me atë të artit, teksa pjesë do të jetë edhe piktura e Guri Bardhit, e realizuar më 1986.
Postimi i plotë:
PIKTURA SHQIPTARE NË EURO2024
“Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.
Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të.