Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqi, shpesh brenda shtëpisë ka folur për djalin e tij, Loarin.
Ai rrëfeu se nuk e kishte parë prej kohësh për shkak të marrëdhënieve jo të mira me ish-partneren.
Moderatori u pyet së fundmi nga Ledion Liço në Post Big Brother nëse është takuar me ta. Mjekiqi tha se po tenton që të komunikojë me ish-partneren, që t’ia lejojë të takohet me të.
Të them të drejtën, të drejtën nuk kam pasur mundësi të lidhem, jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë që të shkoj në Austri për të parë djalin.