“Shumë ekspertë besojnë se blloku i NATO-s duhej të ishte shpërbërë pas rënies së BRSS dhe përfundimit të Paktit të Varshavës”, u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim me krerët e ambasadave të huaja për zgjidhjen e Ukrainës, shkruan Tass.

Ai tha se sot, shumë historianë dhe politologë në Perëndim shprehin këndvështrimin që kolegët e tyre e kanë deklaruar për shumë e shumë vite, ndoshta edhe dekada.

“Ky është fakti që kur Traktati i Varshavës pushoi së ekzistuari, kur Bashkimi Sovjetik zgjati dorën për bashkim me Evropën, SHBA-në dhe Perëndimin në tërësi mbi bazën e barazisë, përfitimeve reciproke dhe respektit, askush nuk e shpërndau NATO-n dhe në fakt askush nuk e kishte planifikuar”.

Lavrov vuri në dukje se “vetëm dje, një ekonomist i famshëm amerikan, politologu Jeffrey Sachs, përmendi këtë gabim në një intervistë me [gazetarin amerikan] Tucker Carlson.”

“Kjo nuk u bë. Tani, mund të themi me bindje se arsyeja ishte dëshira e papërmbajtshme e SHBA-së për të mbajtur kontrollin e Evropës nëpërmjet NATO-s,” tha ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: