Publikohen pamje të reja nga dhuna brutale e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. BalkanWeb dhe News24 kanë siguruar një tjetër kënd të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orën 08.20 minuta në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Në pamje duket teksa një prej agresorëve e godet avokatin me dorezë hekuri në pjesën e ballit. Mëngjesi rrëzohet në tokë duke humbur ndjenjat. Autorët nuk ndalen me kaq por e godasin me shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Në pamje duket edhe momenti kur tre autorët largohen me vrap. Ndërsa qytetarët e pranishëm afrohen menjëherë t’i japin ndihmën e parë avokatit.

Avokati Sokol Mëngjesi përfundoi në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në orët e mesditës, mjekët e vendosën avokatin në koma artificiale. Mëngjesi ka dy hematoma në tru si pasojë e goditjeve dhe agravimi i tyre rrezikon seriozisht jetën e tij.

Klienti porositi dhunimin e avokatit
Avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel, për një tokë pranë Liqenit të Tiranës, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Identifikohen 4 autorët, njëri vetëdorëzohet
Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Detajet e ngjarjes

Arrestohet organizatori i sulmit – Dritan Nano

Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim

Elton Kasaj

Romario Tabaku

Drivald Alia

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb