Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-rezolutën për krimet e komunizmit.

Gjekmarkaj theksoi se duhet të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Ai tha se në këtë vend kurrë nuk u kërkua falje për krimet e komunizmit. Gjekmarkaj bëri thirrje që krimet e monizmit mos të harrohen.

Agron Gjekmarkaj: Të mos harrojmë periudhën e monizmit, më e keqja në historinë e Shqipërisë. Të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Gjatë asaj periudhe, kishte shumë heronj, që rezistuan ndaj një regjimi të përbindshëm. Në këtë periudhë dolën individë, që luftuan atë regjim. Shumë shkrimtarë, priftërinj u burgosën ose u vranë nga regjimi. Ata janë sot heronjtë e lirisë. Nuk u kërkua as falje për atë periudhë. Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha. Dekomunizmi duhet të ishte proces njësoj si defashizmi dhe denazizmi.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb