Një aksident është regjistruar pasditen e 20 majit në aksin rrugor Lezhë- Laç.
Sipas informacioneve nga gazetari, Elidon Ndreka në aksident është përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë, trajler i cili është përplasur me një automjet.
Një person ka mbetur i plagosur dhe sipas informacioneve është drejtues i mjetit, njëherazi edhe efektiv policie.
Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, policia ka shkuar në vendin ku u regjistrua aksidenti dhe po heton.