Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë ku denoncoi se një zyrtar i lartë i shtetit i ka dërguar një mesazh kërcënues një prokurori të SPAK.

Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live tha se zyrtari i lartë i shtetit, që sipas tij është nën hetim, ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë që të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

“Një nga këta jo bota e krimit, por krimat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq. Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë.”, tha Murrizi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb