Kim Kardashian tha se mund të vendos saktësisht tre gjëra në çantën e saj të vogël Hermes Kelly që i kushtoi asaj më shumë se 37 mijë dollarë.

Në episodin më të fundit të The Kardashians, themeluesja e SKIMS, doli në darkë me nënën e saj Kris Jenner si dhe me Ryan Morphyn, shkruan DailyMail.

“Më pëlqen kjo çantë e vogël e jotja. Çfarë ka brenda?”, pyeti Murphy

Kim tha se çanta në fakt ishte bosh, pasi e kishte kapur në momentin e fundit duke dalë.

“Por zakonisht do të mbaja një copë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”, tha Kim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: