Ishte duke punuar në çatinë e një objekti e zë aksidentalisht korrenti, humb jetën një 46 vjeçar.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në bllokun nr 1 në Maliq, pak minuta më parë. Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Leonard Ymeri.
Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
Viktima ka qenë duke punuar në çatinë e magazinës të një shtetasi tjetër, ku ra në kontakt me energjinë elektrike.
Do të këqyret vendi dhe gjithashtu policia do të marrë dëshminë e pronarit të magazinës ku ishte punësuar Ymeri.
Maliq/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)