Përdorimi i kafshëve me karrocë për të bërë punë të ndryshme është një fenomen i rrallë tashmë në vendin tonë. Ndryshe nga dy dekada më parë ku numri i automjeteve ishte i vogël dhe kjo metodë transporti ishte e përhapur në çdo cep të vendit tonë, tani është thuajse drejt zhdukjes.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se përdorimi i karrocave që tërhiqen nga kuajt, më shumë bëhet për xhirime klipesh apo për shëtitje turistike. Megjithatë, ka ende që i përdorin për punë.

I tillë është rasti i 62 vjeçarit Ahmet Daci nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bulqizë. Ahmeti tregon se problemi që has më shumë janë rrugët të cilat vështirësojnë lëvizjen e tij.

Nga ana tjetër, 62-vjeçari Ahmet Daci shprehet se me kalin e tij bën të gjitha proceset në bujqësi si dhe transportin e prodhimit. Po ashtu, Daci shton se me këtë punë ka rritur fëmijët dhe ende vazhdon e mban familjen me të ardhura ekonomike.

Ahmeti shprehet gjithashtu se do të vijojë ta mbajë kalin me karrocën, pasi nuk mund të qëndrojë pa to.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb