Një mbikalim u shemb mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Kolumbisë, Barranquilla, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur tre të tjerë, thanë autoritetet lokale.

Dy automjete dhe një motoçikletë ranë në një ‘boshllëk’, kur një pjesë e strukturës, që të çonte nga qyteti në aeroportin lokal, u shemb, sipas zjarrfikësve.

“Në vendin e aksidentit, tre persona vdiqën dhe një tjetër përfundoi në spital”, tha për televizionin Noticias Caracol drejtori i policisë Julio Olaya, shef i trafikut në bashkinë Soledad, ku ndodhet aeroporti. “Natyrisht, reshjet e shiut shkaktuan fundosjen”, shtoi ai.

“Skenari më i mundshëm është që ajo që ka mbetur nga struktura gjithashtu të shembet,” paralajmëroi Eduardo Verano, guvernatori i rajonit Atlantico, ku ndodhi tragjedia.

Autoritetet mbyllën urën dhe caktuan rrugë alternative për në aeroport. Qyteti me rreth 2 milionë banorë shpesh goditet nga përmbytjet e shpejta.

Qeveria kolumbiane po paralajmëron se fenomeni klimatik El Niño do të çojë në një sezon shirash më intensiv se zakonisht në vitin 2024.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: