Artan Imami ndau një kujtim shumë të çmuar gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan. Aktori rrëfeu se njeriu që ka ndjekur çdo shfaqje të tij ka qenë nëna e ndjerë. I emocionuar, ai tregoi se edhe gjatë rrugës për në intervistë, mori gabimisht kthesën tjetër që do ta dërgonte pranë saj.

Rudina Magjistari: Cili pjesëtar i familjes tënde nuk ka humbur asnjë shfaqje tënden?

Artan Imami: Mamaja ime sa ishte gjallë.

Rudina Magjistari: Ishte gjithmonë në shfaqjet e tua?

Artan Imami: E priste ajo me më shumë emocion sesa gjithkush tjetër.

Rudina Magjistari: Të mungon shumë, e ndien?

Artan Imami: Edhe tani që po vija këtu, nuk e kisha mendjen se po flisja në telefon dhe tak, mora kthesën gabim, atë që të çon në varreza. Pastaj u kujtova, po flisja me Emën dhe thashë kam ngatërruar rrugën, u ktheva.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: